Mission Europe – Mission Berlin | Mësoj gjermanisht | Deutsche Welle cover logo

Mission Berlin 17 – Ndërtim barrikadash

5m · Mission Europe – Mission Berlin | Mësoj gjermanisht | Deutsche Welle · 06 Nov 09:27

Edhe 50 minuta akoma: lojtari vendos t'i hyjë rrezikut dhe t'i besojë arkëtares. Radioja flet për barrikadat e ushtarëve të Gjermanisë Lindore. A është kjo ngjarja, që i intereson RATAVA-s? Ana nuk e ka kuptuar akoma se arkëtarja është Hajdrun Draj. Lojtari e këshillon Anën që t'i besojë gruas së gatshme për ndihmë, edhe nëse i vëllai Paul është skeptik. Megjithatë, ai më në fund bie dakord që ta ndihmojë Anën për t'u shpëtuar motoçiklistëve. Më vonë, Ana, Pauli dhe Hajdruni shikojnë se si ndërton gardhe me tela me gjemba ushtria e Gjermanisë Lindore. Lojtari i shpjegon Anës se ky është fillimi i ndërtimit të Murit të Berlinit. Anës i mbeten vetëm 45 minuta për ta shpëtuar Gjermaninë.

The episode Mission Berlin 17 – Ndërtim barrikadash from the podcast Mission Europe – Mission Berlin | Mësoj gjermanisht | Deutsche Welle has a duration of 5:00. It was first published 06 Nov 09:27. The cover art and the content belong to their respective owners.

More episodes from Mission Europe – Mission Berlin | Mësoj gjermanisht | Deutsche Welle

Mission Berlin 26 – Eksperimente me kohën

E kthyer në të tashmen, Ana do të bllokojë me Paulin makinën që udhëton në kohë. Por i mungon kodi. Ana ndjek muzikën, dhe Gruaja me të Kuqe shfaqet. A do ta shkatërrojë ajo planin e Anës, pak para arritjes së synimit? Ana është kthyer sërish në kohën e tashme dhe i tregon Paulit çelësin e ndryshkur, me të cilin duhet bllokuar makina që udhëton në kohë. Por për këtë i duhet një kod, të cilin nuk e ka. Ana provon të përkthejë në nota muzikore emrin e kompozitorit Dachfeg. Në momentin e fundit shfaqet Gruaja me të Kuqe dhe kërkon t'i dorëzojë çelësin. Ana e fut çelësin në makinën e kohës dhe jep kodin. A do të arrijë ta pengojë shkatërrimin e makinës së kohës Gruaja me të Kuqe, apo do të ktheheht edhe ajo njësoj si makina në pjesë të historisë?

Mission Berlin 25 – Shkopinj në rrota

Koha dalëngadalë po mbaron dhe Anës i duhet të ndahet nga Pauli, për t'u kthyer në 9 nëntorin e kohës së tashme. Për ta kryer misionin asaj i mbeten vetëm pesë minuta. A do të mjaftojë kjo? Lojtari e këshillon Anën të shfrytëzojë rrëmujën për t'u larguar pa u vënë re. Por Ana nuk dëshiron të largohet, pa I thënë mirupafshim Paulit. Ajo i memorizon rezultatet e lojës dhe konstaton se çelësi i ndryshkur është njëri nga dy çelësat për zgjidhjen e enigmës. Tjetri është muzika. Po a do të arrijë ajo në kohën e duhur, për ta penguar më të keqen? Mbeten vetëm 5 minuta, për ta përfunduar me sukses misionin.

Mission Berlin 24 – Minutat kalojnë

Ana e gjen kutinë metalike që ka fshehur në vitin 1961, por nuk e hap dot, sepse është ndryshkur. Kur më në fund arrin ta hapë, gjen në të një çelës të vjetër. Çelësi i së fshehtës? Koha fluturon dhe Anës i duhet të hapë kutinë metalike. Por lojtari e paralajmëron që të mos e hapë kutinë në praninë e të tjerëve. Brenda në kuti ajo gjen në fund një çelës të vjetër të ndryshkur. Tani ajo duhet të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur në kohën e tashme, për t'ia prishur planet Gruas me të Kuqe. Po a mbetet kohë e mjaftueshme për këtë?

Mission Berlin 23 – Shihemi më vonë

Anën e merr me vete për në Bernauer Straße një motoçiklist. Ai që e ndihmon është Emre Ogur-i, i cili i uron fat në Berlin. Po a mjafton kjo për t'i shpëtuar Gruas me të Kuqe dhe për ta gjetur kutinë metalike? Lojtari e këshillon Anën që të gjejë ndonjë mjet rasti për të udhëtuar për në Bernauer Straße, sepse po mbaron koha. Atë e merr me vete në një motoçikletë një djalë i ri, komisari i mëvonshëm Emre Ogur. Por në çastin kur Ana takon Hajdrunin dhe Paulin, shfaqet edhe Gruaja me të Kuqe. Pauli dhe burri i Hajdrunit, Roberti, arrijnë ta dëbojnë atë. Ndërkohë, Ana niset për të marrë kutinë metalike. Po a është kutia pas kaq kohësh ende në atë vend ku e fshehën?

Mission Berlin 22 – Vihu në lëvizje

Ana spostohet në Berlinin e vitit 1989, në momentet e gëzimit të madh për shembjen e Murit të Berlinit. Asaj i duhet të depërtojë në masat e njerëzve dhe të marrë kutinë metalike. A do t'ia dalë mbanë? Pikërisht në kohën kur Ana do të udhëtojë për në vitin 1989, shfaqen helmetzinjtë. Gruaja me të Kuqe i udhëzon që ta gjejnë patjetër Anën – të gjallë! Megjithatë, Ana arrin të ngjitet në makinën e udhëtimit në kohë dhe të mbërrijë në Berlin ditën e shembjes së Murit. Ajo e sheh veten mes masave të njerëzve para Portës së Brandenburgut, por i duhet të arrijë në Bernauer Strasse. I mbeten vetëm 30 minuta kohë. A do ta gjejë ajo shpejt rrugën përmes masave të njerëzve të qytetit dikur të ndarë?