Radio D Pjesa 1 | Mësoj gjermanisht | Deutsche Welle cover logo

Leksioni 18 – Vëzhgim natën

14m · Radio D Pjesa 1 | Mësoj gjermanisht | Deutsche Welle · 09 Apr 14:44

Paula dhe Filipi përpiqen të sqarojnë enigmën e rrathëve dhe vendosin ta vëzhgojnë fushën natën. Por ajo që zbulojnë nuk u krijon përshtypjen se këtu kemi dorën e jashtëtokësorëve.Pronari i fushës me rrathët misteriozë u merr turistëve ditën pesë Euro, për t'I lejuar të fotografojnë. Ndërkohë, Paula dhe Filipi fshihen natën në pyll, për të pritur UFO-t. Por në vend të UFO-ve shfaqen dy burra me një makinë. A janë ata që i kanë bërë rrathët në fushë, për të tërhequr turistët? Por në fund duket se shfaqet një UFO, i cili e bën edhe më të ngatërruar situatën. Folja me përdorim të gjerë "machen" shkakton më pak konfuzion. Profesori tregon në këtë ndodhi mundësi të shumta për ta përdorur këtë folje.

The episode Leksioni 18 – Vëzhgim natën from the podcast Radio D Pjesa 1 | Mësoj gjermanisht | Deutsche Welle has a duration of 14:58. It was first published 09 Apr 14:44. The cover art and the content belong to their respective owners.

More episodes from Radio D Pjesa 1 | Mësoj gjermanisht | Deutsche Welle

Leksioni 26 – Ndarja me Ayhanin

Një lajm i trishtuar: Ayhani po ndahet, për t'u shpërngulur në Turqi. Megjithëse kolegët kanë përgatitur një suprizë, festa e lamtumirës nuk sjell do të atmosferë të gëzueshme.Kur vjen në zyrë në mëngjes, Paula i gjen të gjithë duke u përgatitur për festë. Por shkaku i festës asaj nuk i pëlqen fare: Ayhani largohet nga redaksia e Radio D dhe kthehet në Turqi, për t'i ndihmuar të atit. Si shenjë lamtumire për Ayanin kanë përgatitur një fjalim dhe një dhuratë, për ta kujtuar për shoqen Eulalia. Për nder të festës së lamtumirës, profesori sot po e kursen porcionin e gramatikës. Por gjithsesi ai arrin të përmbledhë në pak fjalë kuptimin e emrave të përbërë.

Leksioni 25 – Përshëndetja e anijeve

Redaktorët tanë përpiqen të zbulojnë kuptimin e konceptit "i manipuluar". Për këtë ata vizitojnë një port të pazakontë, në të cilin çdo anije përshëndetet në një mënyrë të veçantë.Në Portin Willkomm-Höft, të gjitha anijet i përshëndesin me himnin e vendit, nën flamurin e të cilit ato udhëtojnë. Në një pjesë për radio, Paula dhe Filipi zbulojnë prejardhjen e këtij zakoni. I lidhur me këtë është edhe një shpjegim i mundshëm i kuptimit të fjalës "i manipuluar". Ndërkohë, Ayhani e shtyn kohën në zyrë duke lexuar një libër për kukuvajkat. Meqenëse Eulalia nuk lexon dot vetë, asaj I lexon Ayhani. Edhe në këtë ngjarje kemi të bëjmë me parashtesa foljesh dhe me ndryshimin e kuptimit të foljeve prej parashtesave.

Leksioni 24 – Gazeta e Hamburgut

Redaktorët e gazetës i sjell në gjurmën e duhur kukuvajka Eulalia. Ata zbulojnë se në këtë ngjarje kanë dorë kolegët e tyre të gazetës së Hamburgut. Një vërejtje e Filipit e zemëron Paulën.Paula, Filipi dhe Eulalia zbulojnë se gazeta e Hamburgut e ka inskenuar historinë me të peshkaqenin e supozuar jo larg bregut të detit për të rritur tirazhin. Më vonë, midis Filipit dhe Paulës nis një grindje, për përdorimin e një fjale të caktuar. Filipi shpreson se ftesa që i bën Paulës në Portin Willkomm-Höft do ta zbusë atë. Po t'i kishte zgjedhur më me kujdes Filipi fjalët që tha, Paula nuk do të qe zemëruar me të. Për nuanca bëhet fjalë nganjëherë edhe në rastin e parashtesave të foljeve. Disa parashtesa specifikojnë kuptimin e foljes. Edhe ndarja e parashtesës nga folja në paskajore (infinitiv) është element me rëndësi.

Leksioni 23 – Një polombar me pendë peshkaqeni

Paula dhe Filipi e zgjidhin enigmën e peshkaqenit të supozuar dhe takojnë sërish një mashtrim. Fillimisht për ta është i paqartë shkaku i incidentit të inskenuar. Ndihmë të papritur ata marrin nga kukuvajka Eulalia. Në kërkim të sërfistit të humbur, Paula dhe Filipi takojnë një polombar dhe zbulojnë enigmën. Me një pendë peshkaqeni në kurriz, polombari i ka futur frikën gjysmës së Hamburgut. Po pse? Eulalia, e cila ndërkohë ka mbërritur në Hamburg, është e gatshme për ndihmë. Edhe ajo ka bërë një zbulim. Eulalia përdor për të treguar vëzhgimin që ka bërë kohën e shkuar të Perfektit. Vëmendje të veçantë meriton këtu formimi i Pjesores së Shkuar.

Leksioni 22 – Sërfisti i zhdukur

Filipi dhe Paula nisen në kërkim të gjurmëve të peshkaqenit. Ata bëjnë zbulime të çuditshme: një taban dërrase për sërfistë pa sërfist në brendësi të portit dhe një artikull gazete tërheqin vëmendjen e tyre.Të shkëputur disi nga rrëmuja, dy redaktorët mbledhin informacione për të mësuar se si është puna me peshkaqenin misterioz. Një taban dërrase për sërfistë pa sërfist të bën të supozosh më të keqen. Dhe pastaj ata zbulojnë në një gazetë të Hamburgut edhe një fotografi të peshkaqenit…dhe të kolegëve të tyre Laura dhe Paul, të cilët kanë një shprehje të frikësuar në fytyrë. Po ç'lidhje kanë të gjitha këto me njëra-tjetrën? Kjo ngjarje e vë pikërëndesën te përemrat "sie" dhe "er", të cilët mund të përdoren për t'ju referuar emrave femërorë dhe mashkullorë, siç e kemi përmendur edhe më parë.