Radio D Pjesa 1 | Mësoj gjermanisht | Deutsche Welle cover logo
RSS Feed Apple Podcasts Overcast Castro Pocket Casts
Albanian
Non-explicit
dw.com
14:27

We were unable to update this podcast for some time now. As a result, the information shown here might be outdated. If you are the owner of the podcast, you can validate that your RSS feed is available and correct.

It looks like this podcast has ended some time ago. This means that no new episodes have been added some time ago. If you're the host of this podcast, you can check whether your RSS file is reachable for podcast clients.

Radio D Pjesa 1 | Mësoj gjermanisht | Deutsche Welle

by DW.COM | Deutsche Welle

Paula dhe Filipi mbledhin materiale për raste misterioze. Ndiqi redaktorët e Radio D në gjithë Gjermaninë dhe mësoni në këtë mënyrë gjermanishten! Ky kurs stërvit në mënyrë të veçantë të kuptuarit në dëgjim.

Copyright: 2024 DW.COM, Deutsche Welle

Episodes

Leksioni 26 – Ndarja me Ayhanin

14m · Published 09 Apr 15:39
Një lajm i trishtuar: Ayhani po ndahet, për t'u shpërngulur në Turqi. Megjithëse kolegët kanë përgatitur një suprizë, festa e lamtumirës nuk sjell do të atmosferë të gëzueshme.Kur vjen në zyrë në mëngjes, Paula i gjen të gjithë duke u përgatitur për festë. Por shkaku i festës asaj nuk i pëlqen fare: Ayhani largohet nga redaksia e Radio D dhe kthehet në Turqi, për t'i ndihmuar të atit. Si shenjë lamtumire për Ayanin kanë përgatitur një fjalim dhe një dhuratë, për ta kujtuar për shoqen Eulalia. Për nder të festës së lamtumirës, profesori sot po e kursen porcionin e gramatikës. Por gjithsesi ai arrin të përmbledhë në pak fjalë kuptimin e emrave të përbërë.

Leksioni 25 – Përshëndetja e anijeve

14m · Published 09 Apr 15:36
Redaktorët tanë përpiqen të zbulojnë kuptimin e konceptit "i manipuluar". Për këtë ata vizitojnë një port të pazakontë, në të cilin çdo anije përshëndetet në një mënyrë të veçantë.Në Portin Willkomm-Höft, të gjitha anijet i përshëndesin me himnin e vendit, nën flamurin e të cilit ato udhëtojnë. Në një pjesë për radio, Paula dhe Filipi zbulojnë prejardhjen e këtij zakoni. I lidhur me këtë është edhe një shpjegim i mundshëm i kuptimit të fjalës "i manipuluar". Ndërkohë, Ayhani e shtyn kohën në zyrë duke lexuar një libër për kukuvajkat. Meqenëse Eulalia nuk lexon dot vetë, asaj I lexon Ayhani. Edhe në këtë ngjarje kemi të bëjmë me parashtesa foljesh dhe me ndryshimin e kuptimit të foljeve prej parashtesave.

Leksioni 24 – Gazeta e Hamburgut

15m · Published 09 Apr 15:34
Redaktorët e gazetës i sjell në gjurmën e duhur kukuvajka Eulalia. Ata zbulojnë se në këtë ngjarje kanë dorë kolegët e tyre të gazetës së Hamburgut. Një vërejtje e Filipit e zemëron Paulën.Paula, Filipi dhe Eulalia zbulojnë se gazeta e Hamburgut e ka inskenuar historinë me të peshkaqenin e supozuar jo larg bregut të detit për të rritur tirazhin. Më vonë, midis Filipit dhe Paulës nis një grindje, për përdorimin e një fjale të caktuar. Filipi shpreson se ftesa që i bën Paulës në Portin Willkomm-Höft do ta zbusë atë. Po t'i kishte zgjedhur më me kujdes Filipi fjalët që tha, Paula nuk do të qe zemëruar me të. Për nuanca bëhet fjalë nganjëherë edhe në rastin e parashtesave të foljeve. Disa parashtesa specifikojnë kuptimin e foljes. Edhe ndarja e parashtesës nga folja në paskajore (infinitiv) është element me rëndësi.

Leksioni 23 – Një polombar me pendë peshkaqeni

14m · Published 09 Apr 15:27
Paula dhe Filipi e zgjidhin enigmën e peshkaqenit të supozuar dhe takojnë sërish një mashtrim. Fillimisht për ta është i paqartë shkaku i incidentit të inskenuar. Ndihmë të papritur ata marrin nga kukuvajka Eulalia. Në kërkim të sërfistit të humbur, Paula dhe Filipi takojnë një polombar dhe zbulojnë enigmën. Me një pendë peshkaqeni në kurriz, polombari i ka futur frikën gjysmës së Hamburgut. Po pse? Eulalia, e cila ndërkohë ka mbërritur në Hamburg, është e gatshme për ndihmë. Edhe ajo ka bërë një zbulim. Eulalia përdor për të treguar vëzhgimin që ka bërë kohën e shkuar të Perfektit. Vëmendje të veçantë meriton këtu formimi i Pjesores së Shkuar.

Leksioni 22 – Sërfisti i zhdukur

14m · Published 09 Apr 15:21
Filipi dhe Paula nisen në kërkim të gjurmëve të peshkaqenit. Ata bëjnë zbulime të çuditshme: një taban dërrase për sërfistë pa sërfist në brendësi të portit dhe një artikull gazete tërheqin vëmendjen e tyre.Të shkëputur disi nga rrëmuja, dy redaktorët mbledhin informacione për të mësuar se si është puna me peshkaqenin misterioz. Një taban dërrase për sërfistë pa sërfist të bën të supozosh më të keqen. Dhe pastaj ata zbulojnë në një gazetë të Hamburgut edhe një fotografi të peshkaqenit…dhe të kolegëve të tyre Laura dhe Paul, të cilët kanë një shprehje të frikësuar në fytyrë. Po ç'lidhje kanë të gjitha këto me njëra-tjetrën? Kjo ngjarje e vë pikërëndesën te përemrat "sie" dhe "er", të cilët mund të përdoren për t'ju referuar emrave femërorë dhe mashkullorë, siç e kemi përmendur edhe më parë.

Leksioni 21 – Një peshkaqen në Hamburg

15m · Published 09 Apr 15:13
Kur vapa në redaksinë e Radio D bëhet e padurueshme, Paula dhe Filipi janë të lumtur që marrin një detyrë për të investiguar në bregdet. Të dy shkojnë në Hamburg, ku kanë parë një peshkaqen. Paula, Filipi dhe Ayhani nuk e kanë të lehtë. Vapa në zyrë është e padureshme dhe ata nuk kanë as ventilator. Dëshirën e Paulës për të shkuar në det, Kompuja e plotëson me lehtësi. Redaktorëve u duhet të shkojnë në Hamburg. Në portin e atjeshëm kanë vërejtur një peshkaqen. Për shkak të masës së madhe të njerëzve, të cilët nuk duan t'u shpëtojë pa e parë peshkaqeni, dy redaktorët mezi arrijnë të depërtojnë deri te peshkaqeni. Punët ndërlikohen edhe për profesorin, i cili është përqendruar i gjithi te mbaresa e nyjeve mashkullore në rasën kallëzore. Mohimi me "kein" merr të njëjtat mbaresa.

Leksioni 20 – Anketë me dëgjuesit

13m · Published 09 Apr 15:07
Paula dhe Filipi i pyesin dëgjuesit për mendimin e tyre. Tema e emisionit është: "A mund të jetë mëkat një gënjeshtër?" Dëgjuesit pozicionohen për rrathët e pavërtetë në arën e drithit e për mënyrën si vepruan fshatarët."A mund të jetë një gënjeshtër mëkat?" Për këtë Paula dhe Filipi pyesin sot dëgjuesit.  Shkas për anketën janë rrathët në një arë drithi, për të cilat kanë informuar dy redaktorët. A është mashtrimi i fshatarëve një akt për t'u turpëruar, apo fajin e kanë turistët, që kanë rënë vetë brenda? Përgjigjet e dëgjuesve janë të qarta. Ndryshe nga dëgjuesit, të cilët duhet t'u përgjigjen me "po" ose "jo" pyetjeve të redaksisë, profesori paraqet një detyrë me tri përgjigje të mundshme. Përveç Femërores dhe Mashkullores gjermanishtja ka një gjini të tretë, Asnjanësin. Në këtë ndodhi kjo shpjegohet në bazë të lidhëzave "der" "die" dhe "das".

Leksioni 19 – Mashtrimi zbulohet

14m · Published 09 Apr 15:00
Megjithëse rrathët në arën e drithit i kanë bërë fshatarët, Eulalia është shumë e bindur për ekzistencën e UFO-ve. Puna investiguese për këtë mashtrim i çon Filipin dhe Paulën në pijetoren e fshatit.Paula dhe Filipi e zbuluan mashtrimin e rrathëve në arën e drithit, por nuk janë shumë të sigurtë, a ekzistojnë apo jo UFO-t. Po çfarë kuptimi ka në fakt shkurtesa UFO? Eulalia këmbëngul se ka parë njëherë një UFO. Në fund, dy redaktorët pyesin klientët në pijetoren e fshatit, se çfarë mendojnë ata për rrathët falsë në arën e drithit. Tregimet e klientëve të pijetores janë një rast i mirë, për të prezantuar të pakryerën, veçanërisht me foljen e parregullt "sein". Edhe folja gjysmëndihmëse (modale) "können" rishikohet në këtë ndodhi. Kushtojini vëmendje para së gjithash ndryshimin të zanores në rrënjën e foljes.

Leksioni 18 – Vëzhgim natën

14m · Published 09 Apr 14:44
Paula dhe Filipi përpiqen të sqarojnë enigmën e rrathëve dhe vendosin ta vëzhgojnë fushën natën. Por ajo që zbulojnë nuk u krijon përshtypjen se këtu kemi dorën e jashtëtokësorëve.Pronari i fushës me rrathët misteriozë u merr turistëve ditën pesë Euro, për t'I lejuar të fotografojnë. Ndërkohë, Paula dhe Filipi fshihen natën në pyll, për të pritur UFO-t. Por në vend të UFO-ve shfaqen dy burra me një makinë. A janë ata që i kanë bërë rrathët në fushë, për të tërhequr turistët? Por në fund duket se shfaqet një UFO, i cili e bën edhe më të ngatërruar situatën. Folja me përdorim të gjerë "machen" shkakton më pak konfuzion. Profesori tregon në këtë ndodhi mundësi të shumta për ta përdorur këtë folje.

Leksioni 17 – Rrathët në arën e drithit

14m · Published 09 Apr 14:40
Kur në një arë drithërash shfaqen rrathë misteriozë, Paula dhe Filipi nisin investigimin. A është ulur këtu ndonjë UFO apo mos ndonjëri ka ngritur ndonjë kurth? Kur kthehet në zyrën e redaksisë Ayhani, Paula dhe Filipi janë nisur për të bërë një reportazh. Në një fushë drithërash janë zbuluar rrathë enigmatikë, dhe askush nuk është në gjendje të shpjegojë si janë krijuar ata. Dy redaktorët nuk janë të vetmit që i tërheq kjo ndodhi e pazakontë; interesante ajo është edhe për shumë turistë, të cilët janë bërë kureshtarë. Ndërsa banorët e fshatit gjejnë shpejt mënyra për të përfituar nga kjo ngjarje misterioze. Në turmë ndeshen njerëz me interesa të ndryshme. Turistët duan të shuajnë kureshtjen, redaktorët të hedhin dritë mbi misterin dhe fshatarët ndoshta të fitojnë para. Kushtojuni në këtë ndodhi vëmendje foljes gjysmëndihmëse (modale) "wollen".

Radio D Pjesa 1 | Mësoj gjermanisht | Deutsche Welle has 26 episodes in total of non- explicit content. Total playtime is 6:15:47. The language of the podcast is Albanian. This podcast has been added on December 18th 2022. It might contain more episodes than the ones shown here. It was last updated on March 24th, 2023 15:03.

More podcasts from DW.COM | Deutsche Welle

Every Podcast » Podcasts » Radio D Pjesa 1 | Mësoj gjermanisht | Deutsche Welle