Radio D Pjesa 1 | Mësoj gjermanisht | Deutsche Welle cover logo
RSS Feed Apple Podcasts Overcast Castro Pocket Casts
Albanian
Non-explicit
dw.com
14:27

We were unable to update this podcast for some time now. As a result, the information shown here might be outdated. If you are the owner of the podcast, you can validate that your RSS feed is available and correct.

It looks like this podcast has ended some time ago. This means that no new episodes have been added some time ago. If you're the host of this podcast, you can check whether your RSS file is reachable for podcast clients.

Radio D Pjesa 1 | Mësoj gjermanisht | Deutsche Welle

by DW.COM | Deutsche Welle

Paula dhe Filipi mbledhin materiale për raste misterioze. Ndiqi redaktorët e Radio D në gjithë Gjermaninë dhe mësoni në këtë mënyrë gjermanishten! Ky kurs stërvit në mënyrë të veçantë të kuptuarit në dëgjim.

Copyright: 2024 DW.COM, Deutsche Welle

Episodes

Leksioni 16 – Ikarusi

14m · Published 09 Apr 14:35
Të dy gazetarët magjepsen nga heroi tragjik i mitologjisë greke. Po a e dinë dëgjuesit se kush ka qenë Ikarusi? Paula dhe Filipi tregojnë historinë e tij. Një djalë i vogël ka veshur kostumin e Ikarusit dhe kjo bën që Paulës dhe Filipit t'u lindë një ide: ata e prezantojnë në një pjesë për radio legjendën greke. Ajo flet një djalë të ri, i cili nuk i përfilli të gjitha paralajmërimet e të atit Dedalus dhe u rrëzua kur deshi të fluturonte. Ai nuk i reziston dot tundimit për t'iu afruar diellit, por ai afrohet aq shumë, sa dylli në krahët e tij fillon të shkrihet. "Mos fluturo shumë lart, mos fluturo shumë ulët", i thotë Dedalusi birit të tij Ikarus. Mënyra urdhërore, e cila përdoret këtu, mund të përdoret për të shprehur një lutje, një kërkesë ose një urdhër. Po të kishte dëgjuar këshillat e të atit, ndoshta Ikarusi nuk do të qe rrëzuar.

Leksioni 15 – Kostumet e Karnavaleve

13m · Published 09 Apr 14:30
Që nga rruga, redaktorët Paula dhe Filipi raportojnë edhe njëherë për Karnavalet. Ata zbulojnë kostume të shumëllojshme dhe madje njihen edhe me disa dialekte gjermane. Pasi është kthyer në zyrë, Paula hakmerret ndaj Ayhanit – duke përdorur si për ironi traditat e Karnavaleve. Pastaj, që prej festimeve në rrugë, Paula dhe Filipi informojnë për kostumet origjinale. Ata ndeshen me Papagenon e Operës së Moxartit "Flauti magjik" dhe me Ikarusin, heroin e legjendave greke. Filipi dhe Paula njohin njerëz nga rajone të ndryshme të Gjermanisë, të cilët flasin në dialektet lokale të tyre. Shtrirja e këtyre dialekteve paraqitet këtu më hollësisht.

Leksioni 14 – Shtrigat në Shvarcvald

14m · Published 09 Apr 14:19
Megjithë vështirësitë, Filipi arrin të kthehet shëndoshë e mirë nga Shvarcvaldi dhe hyn i gjithi në botën e Karnavaleve. Kolegia e tij, Paula, nga ana tjetër ka ca probleme me këto tradita. Filipi po shijon atmosferën e Karnavaleve, kurse Paulës ajo i duket kaotike. Asaj i duhet të kërkojë jo vetëm Filipin, por edhe veturën e tij të rrëmbyer. Rrengjet e karnavalistëve me kostume ia vështirësojnë asaj edhe më shumë punën. Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe Ayhanit i vete mendja t'i luajë një reng të keq Paulës. Po kaq të larmishme sa kostumet e Karnavaleve janë edhe funksionet e foljes "sein". Në këtë ndodhi do të hedhim një vështrim në llojet e ndryshme të rrethanorëve.

Leksioni 13 – E Hëna e Karnavaleve

14m · Published 09 Apr 13:44
Qendrimi ndaj Karnavaleve e ndan në grupe redaksinë e Radios D. Detyra e Komput për të investiguar, e cila i sjell dy redaktorët në Shvarcvaldin e njohur për Karnavalet, nuk i entuziazmon të gjithë pjesëmarrësit. Karnevalet, të cilat i festojnë në mënyrë intensive në disa zona të Gjermanisë, nxjerrin në pah dallime mendimesh në të Hënën e Karnevaleve. Paula nuk e kupton ngazëllimin e Filipit dhe kostumi i tij si shtrigë asaj i duket thjesht qesharak. Një detyrë për të investiguar kërkon që Filipi të udhëtojë në Shvarzvald, gjë që e gëzon atë. Atje, njerëz me kostume shtrigash vjedhin vetura, në mes të çmendurisë së Karnavaleve. Dy gazetarët përpiqen të bëjnë një reportazh live, por fillimisht kjo nuk u ecën. Shtrigat e tërheqin Filipin nga vetura dhe e rrëmbejnë. Më pak kaotik se ditët e Karnavaleve është rendi i fjalëve në gjermanisht. Kjo ndodhi fokusohet në pozicionin e kryefjalës dhe kallëzuesit.

Leksioni 12 – Letra nga dëgjuesit

14m · Published 09 Apr 13:24
Kur nuk ke kuptuar diçka, është gjithmonë mirë të pyesësh. Profesori u përgjigjet pyetjeve të dëgjuesve për ndodhitë e kaluara: një rast i mirë për dëgjuesit që duan të përsëritin mësimet ose të zgjerojnë njohuritë. Dëgjuesit pyesin dhe profesori u jep përgjigje të hollësishme. Ky është një rast shumë i mirë për dëgjuesit, për të përsëritur përmbajtjen e mësimeve dhe për të thelluar njohuritë ose thjesht për të shtruar pyetje për atë që kanë dashur gjithmonë të mësojnë. Pyetjet e dëgjuesve: kur duhet të përdor "du" dhe kur "Sie"? Kujt i drejtohem me "du" dhe kujt i drejtohem me "Sie"? Si mund ta prezantoj veten? Kur duhet të përdor emrin dhe kur "mbiemrin"? Cili është kuptimi i pjesëzave modale "denn", "doch" dhe "eigentlich" dhe cili është dallimi midis "nicht" dhe "nichts"?

Leksioni 11 – Kukuvajka që flet

14m · Published 09 Apr 13:18
Kukuvajka Eulalia dëshiron të dijë origjinën e emrit të vet. Kompu, Ayhani e Jozefina mbledhin informacione dhe gjejnë disa përgjigje. Ata i ndihmon një koleg spanjoll, i cili ka dëgjuar që ka ardhur kukuvajka. Kukuvajka Eulalia dëshiron të mësojë se nga vjen emri i saj. Redaksia e Radio D i përvishet punës dhe gjen se emri vjen nga greqishtja. Edhe kolegu Karlos i redaksisë spanjolle ka informacione interesante për këtë temë. Ai njeh një shenjtore, që mban të njëjtin emër. Sërish në redaksi ka shumë pyetje të pasqaruara. Me këtë rast do të dëgjoni fjali pyetëse me dhe pa fjalë pyetëse. Për fjalinë pyetëse, rëndësi të veçantë merr intonacioni.

Leksioni 10 – Intervistë me mbretin Ludvig

14m · Published 09 Apr 12:21
Filipi takon aktorin që luan Mbretin Ludvig në spektaklin muzikor dhe i lutet t'i japë një intervistë. Papritur, Filipit i duket sikur e njeh zërin e aktorit. Në redaksi shfaqet ndërkohë papritur një vizitor.Në Kështjellën Nojshvanshtajn, Filipi arrin të zgjidhë edhe pa ndihmën e Paulas se kush ishte personi që hiqej si mbreti Ludvig. Ai është aktori nga komedia muzikore Mbreti Ludvig. Filipi e shfrytëzon rastin dhe i lutet aktorit t’i japë një intervistë. Kur kthehet në Radio D ai çuditet nga vizita e pazakontë. Një kukuvajkë që flet ka ardhur në redaksi. Kjo ndodhi sjell shumë të papritura për Filipin: “Nuk e besoj” dhe “Nuk e di”, thotë ai disa herë. Është rasti për të trajtuar mohimin me „nicht“.

Leksioni 09 – Muzikë për Ludvigun

14m · Published 09 Apr 12:11
Edhe Filipi gjen një rrugë për ta zbuluar sekretin e të panjohurit: në gazetë ai gjen një reklamë për një spektakël muzikor mbi Mbretin Ludvig. Rrugës për atje ai interviston turistë nga e gjithë bota. Në një kohë që Paula ndodhet në zyrën e saj në Berlin, Filipi është në Mynih. Ai nuk di asgjë për zbulimet e Paulas. Po edhe Filipi është në rrugë të mbarë për ta zgjidhur enigmën. Një reklamë në gazetë për një spektakël muzikor për Mbretin Ludvig i tërheq vëmendjen. Në autobusin që të çon në spektakël, ai i pyet turistët se çfarë presin nga shfaqja. Kjo ndodhi ushtron të kuptuarit në dëgjim. Në autobus fliten shumë gjuhë. Përpiquni të dalloni fjalët gjermanisht. Më tej do të njiheni me pozicionin e mohimit me "nichts", dhe pozicionit të tij pas foljes.

Leksioni 08 – Të panjohurit i bie maska

14m · Published 09 Apr 10:56
Paula dhe Filipi pyesin në Kështjellë të ashtuquajturin Mbret Ludvig. Por pastaj Paula zbulon rastësisht diçka interesante. Asaj i kujtohet papritur se kush është i huaji misterioz. Të dy redaktorët flasin me mbretin gjoja të ringjallur Ludvig duke bërë me të një intervistë të drejtpërdrejtë. Megjithatë, identiteti i vërtetë i të panjohurit misterioz mbetet i pasqaruar. Kur kthehet në zyrë, Paula sheh një reklamë televizive, që e bën t'i bierë monedha: zëri që dëgjon në reklamë asaj i duket i njohur. Preferencat nuk mund t'i shprehësh pa thënë se kë ose çfarë dëshiron. Folja "lieben" kërkon kundrinorin e drejtë. Në këtë ndodhi do të njiheni me rasën kallëzore.

Leksioni 07 – Ludvigu, mbreti i përrallave

13m · Published 09 Apr 10:47
Paula dhe Filipi prezantojnë romantikun Ludvig të Bavarisë dhe preferencat e tij. Udhëtime natën me slitë dhe festa gjigande si dhe shpikje të çuditshme krijojnë një përshtypje të parë për Ludvigun dhe kohën e tij. Dy redaktorët e marrin dëgjuesin me vete në një udhëtim në shekullin e 19-të. Ata prezantojnë Mbretin ëndërrimtar Ludvig: dashurinë e tij për natyrën, për muzikën e Riçard Vagnerit dhe lidhja e tij e ngushtë me kushërirën e tij, perandoren legjendare Sisi. Të gjithë entuziazmohen nga një tavolinë origjinale, të cilën Ludvigu e ka shpikur vetë. Në këtë ndodhi gjithçka sillet rreth preferencave dhe qejfeve të Ludvigut- një rast i mirë për të shqyrtuar foljen "lieben". Të njëjtat mbaresa vlejnë edhe për foljen "kommen", të cilën do ta dëgjoni gjithashtu.

Radio D Pjesa 1 | Mësoj gjermanisht | Deutsche Welle has 26 episodes in total of non- explicit content. Total playtime is 6:15:47. The language of the podcast is Albanian. This podcast has been added on December 18th 2022. It might contain more episodes than the ones shown here. It was last updated on March 24th, 2023 15:03.

More podcasts from DW.COM | Deutsche Welle

Every Podcast » Podcasts » Radio D Pjesa 1 | Mësoj gjermanisht | Deutsche Welle